Takimi i shtatë i Bordit të Palëve të Interesit i Projektit PAMECA V

scm 2

Takimi i shtatë i Bordit të Palëve të Interesit i Projektit PAMECA V

Në 23 Shtator 2020, PAMECA V zhvilloi Takimin e Shtatë të Bordit të Palëve të Interesit, me pjesëmarrjen e përfituesve kryesorë: Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit Shqiptar, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Ambasadës Franceze, Ambasadës Austriake dhe Ambasadës Italiane, Delegacionit të BE-së në Shqipëri, përfaqësues të anëtarëve të konsorciumit, institucioneve përkatëse siç janë Projektet Ndërkombëtare mbi sundimin e ligjit në Shqipëri.

Ky takim i rëndësishëm u bashkëkryesua nga Zëvendës Ministri i Brendshëm Z. Besfort Lamallari dhe Drejtuesi i Projektit të PAMECA V Z. Carlo D`Achille. Folësit e takimit Z. Albert Dervishaj, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, Znj. Pranvera Pustina, Shefe e Kabinetit në PP, Z. Altin Dumani Prokuror në SPAK, Z. Mario Mariani, Shef i Bashkëpunimit në EUD, mbajten nje fjalim dhe theksuan bashkepunimin e mirë me PAMECA V.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me Progres Raportin e semestrit të gjashtë (shkurt 2020 – korrik 2020) dhe aktivitetet kryesore të planit të ardhshëm të punës (gusht 2020 – janar 2021), ku do të përfshihet PAMECA V.

Progresi i aktiviteteve të zbatuara nga PAMECA V në fushat e ndërhyrjes, u vlerësua nga anëtarët e Bordit Drejtues.

PAMECA V do të vazhdojë mbështetjen e saj për MB, PSH, PP, SPAK / NBI, duke qenë afër nevojave, objektivave dhe përparësive të tyre institucionale.

Në fund të këtij takimi, Anëtarët e Komitetit Drejtues miratuan Raportin e gjashtë të Progresit dhe Planin e shtatë të Punës.

 

me shume foto …..

 

 

September 24, 2020 / @sq