Trajnim i organizuar nga PAMECA V për Ekipin e Vëzhgimit të Forcave të Posaçme Operacionale

SOFT2

Trajnim i organizuar nga PAMECA V për Ekipin e Vëzhgimit të Forcave të Posaçme Operacionale

Në kuadër të Komponentit 1 “Lufta kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, krimit financiar, korrupsionit, aftësitë për hetimet proaktive të agjencive ligjzbatuese”, Aktiviteti 1.3.3 i Planit të Punës i kushtohet Forcës së Posaçme Operacionale (F.P.O) duke zhvilluar një trajnim praktik mbi teknikat e operacioneve të arrestimit për ekipet e vëzhgimit”.  PAMECA V ka rekrutuar dy ekspert Frasncez, të cilët trajnuan 15 oficerë policie të Forcës së Posaçme Operacionale (F.P.O) në Akademinë e Sigurisë për një javë nga data 16 deri më 20 Tetor 2017.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte forcimi i kapaciteteve të specialistëve të vëzhgimit në fushën specifike të operacioneve të arrestimeve. Pjesëtarët e kësaj njësie u trajnuan për të vepruar në operacionet në terren në situatat për arrestimin e kriminelëve në mënyrë të mbrojtur dhe të sigurt. Trajnuesit u fokusuan në operacionet e arrestimeve në automjete, teknikat e arrestimeve të këmbësorëve, operacionet e arrestimeve në banesa. Përveç kësaj, në bazë të një kërkese të drejtorit të F.P.O, u organizua një seksion qitje taktike pranë poligonit të qitjes në ditën e fundit të trajnimit.

me shume foto …

 

 

Tetor 25, 2017 / @sq