Seminar për “Komunikimin me Median Sociale”

AS-4-20-09

Seminar për “Komunikimin me Median Sociale”

Projekti PAMECA V organizoi një seminar trajnues për Aspektet Teknike të Medias Sociale, zhvilluar më datë 20 shtator 2018. Në fokus të këtij trajnimi ishin Zëdhënësit dhe Punonjësit e Zyrave të Marrëdhënieve me Publikun pranë Ministrisë së Brendshme, zyrave qëndrore dhe vendore të Policisë së Shtetit si dhe Garda e Republikës.

Znj. Lucia Muscari Drejtuese e Zyrës së Shtypit të Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Italian theksoi impaktin e fortë që ka media sociale në ditët e sotme, sidomos lidhur me agjencitë e rëndësishme ligjzbatuese. Zëdhënësit patën mundësinë të përfitonin disa aspekte pozitive të modaliteteve teknike të mediave sociale si dhe përdorimin e tyre më të mirë dhe më të gjerë, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, në mënyrë që rezultatet e punës së tyre t’i komunikohen qytetarëve në mënyrën dhe kohën e dukur.

Eksperti Afatgjatë i PAMECA V, Z. Giovanni Pasqua nënvizoi faktin që mjetet e komunikimit modern, në mënyrë të posaçme media sociale, mund të përdoren gjerësisht nga Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës, jo vetëm me qëllim që të informojnë publikun e gjerë lidhur me aktivitetet e këtyre institucioneve, por edhe për të forcuar dhe konsoliduar përceptimin ndaj këtyre institucioneve për të qenë më të ndjeshëm ndaj nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve.

Ky seminar shërbeu për të shkëmbyer disa pikëpamje të strukturave të PR dhe u pasua nga një diskutim profesional dhe interaktiv teknik

 

me shume foto …

 

 

/ @sq