• PAMECA V, PKM dhe OSBE përfundojnë misionin e përbashkët të vlerësimit të kufirit jeshil në kufirin Shqipëri-ish-RJM

6

• PAMECA V, PKM dhe OSBE përfundojnë misionin e përbashkët të vlerësimit të kufirit jeshil në kufirin Shqipëri-ish-RJM

Në datat 21-24 maj 2018, PAMECA V, PKM dhe OSBE kryen një mision të përbashkët katër ditor për vlerësimin e kufirit jeshil përgjatë kufirit ndërmjet Shqipërisë dhe ish-RJM. Ekipi i misionit përbëhej nga tre vlerësues të PKM, të udhëhequr nga Eksperti Afat-gjatë për MIK i PAMECA V dhe nga një Ekspert Afat-shkurtër (EASH).

Dita e parë konsistoi në takime dhe diskutime në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë. Dita e dytë iu dedikua vizitave në terren në Stacionin e Policisë së Kufirit dhe Migracionit Pogradec, Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Tushemisht, radarin që monitoron vijën kufitare të Liqenit të Ohrit, Pogradec/Pika e Molit, PKK Qafë-Thanë(AL)/Kafasan(FYROM), Qendrën e Bashkëpunimit Policor (QBP) Shqipëri-ish-RJM.

Dita e tretë dhe e katërt konsistoi në takime të zhvilluara në Komisariatin e Policisë së Kufirit dhe Migracionit Dibër, pjesë e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës dhe në vizita në terren në Stacionin e PKM-së Viçisht, në PKK-në e përbashkët Trebisht/Xhepisht si edhe në PKK dhe Stacionin e PKM-së Bllatë, e cila përfshin në ambientet e saj edhe Sallën Operative të Komisariatit të PKM Dibër.

Misioni u përqendrua te situata e tanishme operacionale, përfshirë gjendjen e përgjithshme, pajisjet, burimet njerëzore, mjedisin operativ, analizën e rrezikut, kërcënimet, mangësitë dhe nevojat.

Gjetjet e vlerësimit – të përqendruara kryesisht te mbulimi me staf, te pajisjet dhe te zbatimi i procedurave standarde – u paraqitën dhe u diskutuan me stafin drejtues të PKM-së gjatë një takimi përmbledhës që u zhvillua në ambientet e Departamentit të PKM.

PAMECA V gjithashtu prezantoi rekomandimet paraprake për mënyrë e trajtimit të çështjeve të konstatuara gjatë misionit për vlerësimin e kufirit jeshil. Një raport i detajuar vlerësimi, me rekomandime specifike për secilën prej këtyre çështjeve, do të përgatitet nga EASH dhe do t’i dorëzohet Përfituesit.

me shume foto …

 

 

 

/ @sq