Seminar mbi “Praktikat më të mira Ndërkombëtare, të BE dhe të Ballkanit mbi Policimin në Komunitet, dhe fokus në detektimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit”

at2

Seminar mbi “Praktikat më të mira Ndërkombëtare, të BE dhe të Ballkanit mbi Policimin në Komunitet, dhe fokus në detektimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit”

Më 26 dhe 28 qershor 2018, PAMECA V mbajti një seminar për 26 Shefat e Seksioneve për Policimin në Komunitet (Komisarë dhe Zv. Komisarë) nga Drejtoritë e Policive nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe për pesë profesorë të Departamenteve të “Mbrojtjes dhe Sigurisë”, “Hetimi i Krimit” dhe “Trajnimi i Përgjithshëm” dhe “Trajnimi i Vazhdueshëm” nga Akademia e Sigurisë. Ky seminar u përqendrua në parandalimin e hershëm të kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm.

Z.Stephen Stork, Drejtues i Operacioneve – Seksioni 1 në EUD, Z. Carlo D`Achille, Drejtues Projekti, Z. Vincent Maillard, Eksperti Ndërkombëtar i PAMECA V, Z. Agron Sojati, Koordinator Kombëtar për Ekstremizmin e Dhunshëm në Kryeministri dhe Z. Albert Dervishaj, Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik në Policinë e Shtetit, mbajtën fjalën përshendetëse, kryesisht lidhur me prioritetet e vendosura në Strategjinë Kombëtare për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe rëndësinë e krijimit të një modeli kombëtar të konsoliduar të Policimit në Komunitet në Shqipëri. Veçanërisht, paneli theksoi sa më poshtë:

  • Policimi në komunitet dhe ngritja e vetëdijes në publikun e gjerë luajnë një rol të rëndësishëm, dhe Shqipëria po forcon përpjekjet e saj në zbatimin e policimit në komunitet. Në vitin 2017, qeveria shqiptare miratoi Strategjinë Kombëtare për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm. Institucionet Shqiptare janë duke finalizuar Planin e Veprimi për zbatimin e Strategjisë Kombëtare.
  • Përpjekjet e institucioneve kundër ekstremizmit të dhunshëm duhet të fillojnë me përfshirjen e shkollave, punonjësve socialë, bashkive, në bashkëpunim me njësitë e tjera policore.
  • Policimi në komunitet duhet të funksionojë së bashku me Policinë e Shtetit. Plani i Veprimit 2018-2020, i cili zbaton Strategjinë Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, është një punë konkrete dhe e prekshme për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm në Shqipëri.

Gjatë seminarit tre-ditor, PAMECA V angazhoi dy ekspertë Kroatë dhe një Francez afatshkurtër për të shkëmbyer përvojat dhe perspektivat përkatëse mbi Policimin në Komunitet. Diskutimet gjithashtu trajtuan punën Parandaluese të Policisë së Patrullës, Inkurajimin dhe Zhvillimin e Sistemit të Parandalimit të Krimit, Kursi për oficerët e kontaktit të policisë, si mund të përdoret Policimi në Komunitet për zbulimin dhe veprimin kundër ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm. Kolegët shqiptarë paraqitën modelin e policimit të komunitetit shqiptar të përdorur nga Policia e Shtetit.

me shume foto …

 

 

/ @sq