Misioni mbi vlerësimin e modelit Shkollë – Shërbim Social – Polici mbi Policimin në Komunitet i zbatueshëm në Tiranë

att2

Misioni mbi vlerësimin e modelit Shkollë – Shërbim Social – Polici mbi Policimin në Komunitet i zbatueshëm në Tiranë

PAMECA V organizoi një sërë takimesh në nivel qendror të Policisë së Shtetit Shqiptar, Departamentit të Policisë Lokale të Tiranës, zyrave të Policisë së Linjës së Parë dhe Shkollave për përgatitjen e Raportit të Vlerësimit të modelit pilot të bashkëpunimit Shkollë – Shërbim Social-Polici i zbatueshëm në Tiranë për të krijuar një strukturë shumë nivelëshe në fushën e policimit në komunitet.

Takimet u mbajtën nga Eksperti Afatgjatë i Anti-terrorizmit të PAMECA V dhe Eksperti Afatshkurtër i cili u angazhua nga PAMECA V për Policimin e Komunitetit, Luftës ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizimit. Qëllimi i këtyre takimeve ishte vlerësimi i modelit të bashkwpunimit Shkollë – Shërbim Social- Polici dhe funksionimi në praktikë. Takimet në nivel qendror, përkatësisht Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike, Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik dhe Shefi i Sektorit të Policimit të Komuniteteve, theksuan rëndësinë e përfshirjes së Policimit në Komunitet në Planin Strategjik Kombëtar.

Më konkretisht, në Komisariatet e policisë të vizituara, u mbajtën takime prezantuese me Shefat e Komisariatave të Policisë nr 2 dhe 3, dhe Shefi i Seksioneve të Policimit në Komunitet me qëllim të mbledhjes së informacionit mbi metodat e punës në ndarjet territoriale. Zyrtarët e policisë së linjës parë të policimit në komunitet, drejtorët e shkollave dhe mësuesit u takuan në mjediset e shkollës dhe projekti pilot u diskutua në terma shumë konkretë në bazë të zonave të policisë sipas ndarjes së dy stacioneve qendrore policore në Tiranë. Funksionimi dhe struktura u diskutua në detaje dhe nevojat e mëtejshme u morën në analizë për mbështetjen e mëtejshme dhe zgjerimin e modelit të tillë në qytete të tjera në Shqipëri

me shume foto …

 

 

/ @sq