PAMECA V dhe PKM kryejnë misionin e vlerësimit të kufirit të jashtëm në kufirin Shqipëri-Greqi

4

PAMECA V dhe PKM kryejnë misionin e vlerësimit të kufirit të jashtëm në kufirin Shqipëri-Greqi

http://pameca.org.al/sq/works/4442/PAMECA V dhe PKM kryen bashkërisht një mision për vlerësimin e kufirit të jashtëm përgjatë kufirit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Misioni u zhvillua në datat 23 deri në 28 korrik 2018. Ekipi i misionit përbëhej nga tre vlerësues të PKM-së, të udhëhequr bashkërisht nga Eksperti Afat-gjatë për MIK i PAMECA V dhe nga një Ekspert Afat-shkurtër.

Përveç vlerësimit të procedurave dhe praktikave të kontrollit të kufirit, misioni mbuloi gjithashtu aspekte që kishin të bënin me kapacitetet shqiptare për të përballuar fluksin e migrantëve të parregullt të cilët hyjnë brenda vendit përmes Greqisë. Gjatë misionit, ekipi i vlerësimit vizitoi pesë PKK të përzgjedhura në rajonet e Korçës (PKK Kapshticë), Gjirokastrës (PKK Kakavijë, PKK Tre Urat), Sarandës (PKK Sarandë Port, PKK Qafë-Botë), si edhe Qendrën e Mbyllur të Pritjes së Emigrantëve të Parregullt në Karreç, Tiranë.

Vizitat e vlerësimit pranë PKK-ve shërbyen për të kryer një analizë të kontrolleve kufitare në aspektin e infrastrukturës, pajisjeve, lëvizshmërisë, bashkëpunimit brendapërbrenda institucionit dhe të atij ndërinstitucional, qasjes strategjike, komunikimit ndër-kufitar, rreziqeve, kërcënimeve, fleksibilitetit, kapaciteteve reaguese dhe gatishmërisë për alarme ad hoc. Ato shërbyen gjithashtu për të vlerësuar kapacitetet për të menaxhuar fluksin e migrantëve të parregullt, për sa i përket identifikimit dhe regjistrimit të tyre. Takimet me drejtuesit e PKM në nivel vendor u përqendruan te situata e tanishme operacionale, përfshirë gjendjen e përgjithshme, pajisjet, burimet njerëzore, mjedisin operacional, analizën e rrezikut, kërcënimet, mangësitë dhe nevojat.

Gjetjet dhe konstatimet kryesore të vlerësimit të përqendruara te mbulimi me staf, pajisjet, buxheti dhe zbatimi i procedurave standarde, u paraqitën dhe u diskutuan me stafin e lartë drejtues të PKM-së gjatë një takimi përmbledhës të zhvilluar në ambientet e Departamentit të PKM. Në vijim, përfituesit do t’i dorëzohet një raport vlerësimi me rekomandime specifike.

 

me shume foto …..

 

 

 

/ @sq