Seminar vendor mbi teknikat hetimore pro-aktive

joct5

Seminar vendor mbi teknikat hetimore pro-aktive

Në kuadër të nën- veprimtarisë 1.2.1.8 të planit të punë s së  PAMECA V “Seminare vendore mbi teknikat pro-aktive hetimore”, Eksperti Junior për Krimin e Organizuar organioi një seminar vendor mbi teknikat pro-aktive hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në 11 tetor. Ky seminar pati pjesëmsarrjen e 13 specialistëve dhe shefave të seksioneve për hetimin e krimeve që aktualisht punojnë për Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës dhe në tre Komisariatet në varësi të saj.

Përkufizime mbi krimin e organizuar, llojet e rrjeteve kriminale dhe veprimtaritë e grupeve kriminale u prezantuan dhe diskutuan në mënyrë interaktive. Gjatë këtij sesioni, praktika në lidhje me teknikat pro-aktive hetimore për të luftuar krimin e organizuar u prezantuan. Këto teknika u ilustruan me praktikat më të mira Evropiane përmes shqyrtimit të disa çështjeve konkrete të hetuara dhe të përfunduara me sukses, duke synuar nxitjen e aplikimit të metodave specifike hetimore dhe përmirësimin e bashkëpunimit midis agjencive ligj-zbatuese.

/ @sq