Trajnim Rajonal mbi Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Trafikut te Drogës, Hetimeve Financiare ndaj Krimit të Organizuar

6

Trajnim Rajonal mbi Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Trafikut te Drogës, Hetimeve Financiare ndaj Krimit të Organizuar

Më 19 tetor 2018, PAMECA V organizoi raundin e tretë të trafikimit të narkotikëve në Dardhë me pjesëmarrjen e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore nga Korça, Pogradeci, Elbasani dhe Përmet. Ky trajnim ishte një vazhdim i trajnimeve të mbajtura respektivisht në Shkodër dhe Tiranë në maj 2018 dhe synon t`u ofrojë prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore nga të gjitha rrethet njohuri të nevojshme për hetimin dhe ndjekjen penale të trafikimit të narkotikëve sipas kompetencës së re të çështjes.

Prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë qenë folës në këtë trajnim duke marrë parasysh përvojën e gjatë të kësaj Prokurorie në hetimin dhe ndjekjen penale të një kategorie të tillë krimi. Eksperti Ndërkombëtar I PAMECA V, për Krimin e Organizuar, Gilles Locchi prezantoi disa instrumentë të rëndësishëm ndërkombëtare dhe hetimeve në fushën e krimit të organizuar.

Trajnimi u moderua nga Eksperti Ndërkomëtar i PAMECA V, Prokurori Carmine Pirozzoli i cili bëri të ditura ndërhyrjet e nevojshme lidhur me ndryshimet e fundit ligjore në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale që i referohen trafikimit të narkotikëve. Ky trajnim është mirëpritur nga pjesëmarrësit.

me shume foto …

 

 

/ @sq