Fushata për Rritjen e Ndërgjegjësimit mbi Rolin e Policimit në Komunitet në Shkollat e 9 Vjeçare

DSC_7752

Fushata për Rritjen e Ndërgjegjësimit mbi Rolin e Policimit në Komunitet në Shkollat e 9 Vjeçare

Gjatë muajit tetor 2018, PAMECA V organizoi disa evente informuese në mbështetje të modelit të Partneritetit të Shërbimit Social Shkollë-Polici me Zyrtarët e Linjës së Parë të Seksioneve të Policimit në Komunitet të Komisariatit Nr. 2 dhe Nr. 5 dhe me grupet e nxënësve të Shkollave 9 Vjeçare në Tiranë.

Në fazën e parë, tre shkolla u përzgjodhën në zonat të ndryshme në bashkëpunim me dy Komisariatet e Policisë bazuar në ndarjet e zonave të tyre policore. PAMECA V dhe oficerët e Policisë së Parë i prezantuan nxënësve parimet themelore të policimit në komunitet dhe rolin e oficerëve që punojnë në uniforma dhe veshjet civile. Nxënësve iu shpjegua koncepti i bashkëpunimit të ndërsjellë midis komunitetit dhe policisë për të identifikuar dhe përballur sfidat dhe shqetësimet e zonave të komunitetit.

Në një fazë të dytë, me bashkëpunimin e drejtuesve të shkollave dhe mësuesve të tyre të artit, nxënësit u angazhuan në aktivitete kreative dhe përgatitën disa vizatime me temën “Policia në sytë e mi”. Nxënësit treguan entuziazëm dhe morën pjesë në vizatime që përfaqësonin realitete të ndryshme të komunitetit ku policia ndërhyn. Shërbimi policor më së shumti ishte i përfaqësuar për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe mbikëqyrjen e rendit publik e skenave të krimit. Officeret e Policisë femra u përfaqësuan kryesisht si heroina dhe oficere të guximshëm. Në përgjithësi, aktiviteti dhe prania e zyrtarëve të parë të linjës rezultuan si shumë miqësore për nxënësit dhe ata po tregonin qëndrime respektuese.

Së fundi, veprat artistike krijuese të nxënësve do të mblidhen në kalendarin mural të PAMECA V 2019 për t`u shpërndarë të gjithë homologëve dhe përfituesve të projektit. Kjo iniciativë do të shërbejë si një vazhdim i fushatës për ngritjen e vetëdijes dhe të mbështesë planin e vizibilitetit dhe komunikimit të PAMECA V.

me shume foto …

 

 

/ @sq