PAMECA V organizon një vizitë studimore për Delegacionin Shqiptar në Institucionet Italiane të Drejtësisë

svit4

PAMECA V organizon një vizitë studimore për Delegacionin Shqiptar në Institucionet Italiane të Drejtësisë

Më 11 dhe 12 shtator 2018, PAMECA V organizon një vizitë zyrtare të Delegacionit të Shqipërisë në Institucionet Italiane të Drejtësisë. Ministri shqiptar i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Shefi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve morën pjesë në takimet zyrtare në Ministrinë Italiane të Drejtësisë, Drejtoria e Antimafia dhe Antiterror dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Qëllimi i kësaj vizite ishte rritja e ndërgjegjësimit të autoriteteve kompetente shqiptare në lidhje me hapat e ardhshëm të mundshëm, në funksion të krijimit të Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit në të ardhmen, në organizimin e veprimtarisë së shërbimit të prokurorisë në mënyrë që të të kryejë në mënyrën më të mirë hetimin kundër organizimit kriminal dhe korrupsionit. Si dhe, për të diskutuar konkretisht mbi mënyrat për të përmirësuar kapacitetet e hetimit të shërbimeve të prokurorisë shqiptare.

Delegacioni Shqiptar u prit nga Ministri i Drejtësisë i Alfonso Bonafede, Kryeprokurori i Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorit, z. Cafiero de Raho, Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës Supreme, z. Riccardo Fuzio dhe përfaqësues të tjerë zyrtarë të këtyre institucioneve.

PAMECA V u përfaqësua në këto takime nga Drejtuesi i Projektit z. Carlo D’Achille dhe Eksperi Afatgjatë Prokuror z. Carmine Pirozzoli, i cili siguroi disponueshmërinë e të gjitha institucioneve italiane për të marrë Delegacionin Shqiptar dhe koordinojë çdo takim.

Ky aktivitet i Komponentit 1 u përfundua siç parashihet në Planin e Punës të semestrit III të Projektit PAMECA dhe pati një mbulim të gjerë mediatik:

http://www.oranews.tv/article/hetimi-i-krimit-te-organizuar-gjonaj-e-marku-takohen-me-prokurorin-e-antimafias-italiane

http://www.drejtesia.gov.al/newsroom/lajme/gjonaj-takon-homologun-bonafede-forcim-i-bashkepunimit-gjyqesor/

http://www.drejtesia.gov.al/newsroom/lajme/hetimi-i-perbashket-kunder-krimit-te-organizuar-gjonaj-e-marku-takohen-me-prokurorin-e-antimafias-italiane/

http://www.gazetatema.net/2018/09/13/gjonaj-takon-homologun-italian-bonafede-forcim-i-bashkepunimit-gjyqesor-ekipe-te-perbashketa-dhe-tolerance-zero-ndaj-krimit-korrupsionit-e-terrorizmit/

 

me shume foto …..

 

 

/ @sq