Seminar mbi Teknikat për Hetimin e Krimit Financiar

6

Seminar mbi Teknikat për Hetimin e Krimit Financiar

Në 6 nëntor, PAMECA V organizoi një seminar në DPV Korçë i cili u ndoq nga 14 oficerë të policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe komisariatet të saj.

Ky seminar u hartua në kuadër të nën- aktivitetit 1.2.21 të Planit të 3-të të Punës së PAMECA V “Seminare vendore për hetimin e krimit financiar të lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike”. Qëllimi i këtij seminari ishte prezantimi i teknikave për identifikimin e treguesëve të shkeljeve financiare, të kuptuarit e skemave për pastrimin e parave, teknikat për të goditur pastrimin e parave dhe konkretisht, ofrimi i mbështetjes për të zhvilluar më tej kompetencat hetimore financiare të oficerëve të policisë gjyqësore.

 

/ @sq