Seminar trajnimi mbi menaxhimin e ngjarjeve të mëdha dhe të veçanta në nivel strategjik

Sports-4

Seminar trajnimi mbi menaxhimin e ngjarjeve të mëdha dhe të veçanta në nivel strategjik

Më 28 janar 2019, u mblodhën drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e departamenteve e drejtorive të Policisë qendrore dhe vendore dhe të njësisë së ndërhyrjes së shpejtë të Policisë së Shtetit (PSH), për një seminar trajnimi mbi menaxhimin e ngjarjeve të mëdha dhe të veçanta në nivel strategjik. Të ftuar qenë dhe ekspertë italianë, si z. Passariello, drejtues i Qendrës Kombëtare të Informacionit Italian për Ngjarjet Sportive në Ministrinë Italiane të Brendshme dhe z. Cannizzaro, Shef i Shërbimeve të Personelit të VEVA Events, të cilët ndanë përvojën e tyre të pasur kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë temë.

Seminari u hap nga Z. Gjovalin Loka, Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike të PSH dhe Drejtuesi i Ekipit të PAMECA V, Z. Carlo D’Achille, i cili theksoi se sigurimi i rendit në manifestimet publike dhe sportive është veçanërisht komplekse dhe sfiduese për punonjësit e policisë, sepse është e nevojshme të gjendet një balancë e drejtë mes dy nevojave kryesore të komuniteteve tona – nga njëra anë, të drejtën për siguri dhe nga ana tjetër, të drejtën për të marrë pjesë aktive në ngjarjet e mëdha.

Seminari i trajnimit u mirëprit nga të gjithë pjesëmarrësit, të cilët shprehën nevojën për trajnime të tjera të ngjashme duke përfshirë ato të nivelit operacional.

me shume foto …

 

 

 

 

 

/ @sq