Seminar mbi Auditimin e Performances të Drejtorive te Buxhetit dhe Financës

1

Seminar mbi Auditimin e Performances të Drejtorive te Buxhetit dhe Financës

Më 31 janar-1 shkurt 2019, PAMECA V organizoi një seminar trajnues dy-ditor mbi auditimin e performancës së drejtorive buxhetore dhe të financave, i cili mblodhi pjesëmarrës nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe sektori i Auditimit në PSH, nga Prokuroria dhe nga Ministria e Financave.

Trajnimi u hap nga Z. Arben Saliu, Drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në PSH dhe Z. Giovanni Pasqua, Ekspert afatgjatë i projektit PAMECA V, i cili vlerësoi rëndësinë e vlerësimit të performancës dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet departamenteve dhe institucioneve të ndryshme: “Departamentet që merren me auditimin, standardet profesionale dhe vlerësimin profesional, janë nga më të rëndësishmit në modernizimin e Policisë së Shtetit Shqiptar, sepse analiza e mungesës së efikasitetit të brendshëm dhe vlerësimi e monitorimi i objektivave dhe rezultateve të vendosura në nivel strategjik është mënyra më e mirë për të përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e aktiviteteve administrative dhe operacionale të forcave policore“.

PAMECA V rekrutoi një ekspert ndërkombëtar afatshkurtër, Z. Guiseppe Abbatino, përfaqësues i Autoritetit Kombëtar Antikorrupsion dhe ekspert për vlerësimin e performancës në Sektorin Publik, i cili ndau përvojën e tij të pasur në këtë fushë.

me shume foto …

 

 

/ @sq