Raundi i Katërt i Trajnimit mbi Ndryshimet e Reja të Ligjit Anti-mafia

Anti-Mafia-1

Raundi i Katërt i Trajnimit mbi Ndryshimet e Reja të Ligjit Anti-mafia

Me qëllim forcimin dhe përhapjen e njohurive mbi ndryshimet e reja Anti-mafia, PAMECA V organizoi raundin e katërt të trajnimit për këtë çështje më 25 dhe 26 mars në Tiranë me pjesëmarrjen e 30 gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Raundi i katërt u organizua si një aktivitet i përbashkët me EURALIUS dhe në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës si vazhdim i atyre të mëparshme.

Pavarësia e procedimit të pasurisë dhe procedimit penal, mjetet hetimore që mund të përdoren në një procedim anti-mafia, problemet që rrjedhin nga ndarja e kompetencave në të ardhmen, rastet praktike, përvoja italiane në zbatimin e ligjit anti-mafia dhe masat parandaluese në frymën e gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, ishin në qendër të këtij trajnimi dy ditor.

Vlen të përmendet se diskutimet në trajnimet e mëparshme treguan se ende ka nevojë të fortë për gjykatësit dhe prokurorët e qarkut që të njihen sa më shumë që të jetë e mundur me amendamentet e reja të Anti-mafias. Gjykatësit dhe prokurorët e qarkut do të përfshihen për herë të parë në procedimin e pasurive, kështu që ata duhet të thellojnë njohuritë mbi ndryshimet e reja kundër mafias për të siguruar një kuptim më të mirë dhe kështu një zbatim më të mirë në praktikë kur ata do të fillojnë ta zbatojnë atë.

me shume foto …

 

 

/ @sq