Trajnim Rajonal mbi “Gratë në udhëheqje”

Shkodra-1

Trajnim Rajonal mbi “Gratë në udhëheqje”

PAMECA V organizoi dy seminare trajnuese në Shkodër më 2-3 prill dhe në Vlorë më 4-5 prill 2019 mbi “Gratë në udhëheqje”. Përveç pranisë së pjesëmarrësve nga Drejtoritë e Policive Lokale dhe Komisariatet në Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë, Gjirokastër, Berat, gjithashtu u mbajtën fjalime nga Drejtori i Drejtorisë së Policisë Vlorë, z. Atrion Duka, si dhe përfaqësues të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimit të cilët kanë pasuruar trajnimet me kontributin e tyre të çmuar.

Z. Giovanni Pasqua, Ekspert Ndërkombëtar për Burimet Njerëzore theksoi se PAMECA është shumë e përkushtuar që të vazhdojë këtë temë të ndjeshme dhe të rëndësishme, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për nivele të ndryshme të punonjësve të policisë me qëllim nxitjen e grave në pozita menaxheriale në Policinë e Shtetit.

Trajnimet u mbajtën nga znj. Edlira Teferiçi, Kryekomisar dhe Pika Fokale për çështjet gjinore në Policinë e Shtetit Shqiptar dhe znj. Majlinda Vathi, Komisar dhe ligjërues në Akademinë e Sigurisë.

Iniciativa për organizimin e trajnimeve rajonale për gratë në udhëheqje ka për qëllim zhvillimin e moduleve periodike të trajnimit dhe pasurimin e kurrikulave të trajnimit të Akademisë së Sigurisë në këtë temë.

me shume foto …

 

 

/ @sq