Seminar mbi teknikat proaktive hetimore për të luftuar krimin e organizuar.

file1-9

Seminar mbi teknikat proaktive hetimore për të luftuar krimin e organizuar.

Në 10 prill 2019, PAMECA V organizoi një seminar mbi teknikat proaktive hetimore, duke përdorur një përqasje të rasteve konkrete si dhe duke diskutuar mbi teknikën e përgjimit për veprat penale të trafikimit të drogës. Ky seminar u ndoq 15 oficerë të policisë gjyqësorë të Drejtorive Vendore të Policisë së Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Korçës.

Në seminar u trajtuan fazat e përgjigjes së drejtësisë penale kundër krimit të organizuar, duke u përqëndruar veçanërisht në procesin dhe teknikat hetimore, si dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar. Një rast konkret mbi trafikimin e jashtëligjshëm ndërkombëtar të drogës u prezantua, duke ilustruar kështu teknikat hetimore të përdorura, praktikat e zbatuara dhe gjtihashtu vështirësitë dhe problemet e hasura nga oficerët ligjzbatues.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte zhvillimi i mëtejshëm i kompetencave të oficerëve ligjzbatues për të parandaluar, hetuar dhe goditur veprimtaritë kriminale të cilat kryhen brenda territorit apo/dhe përtej kufijve.

me shume foto …

 

 

/ @sq