PAMECA V organizoi trajnimin mbi “Hetimin në renë informatike dhe Web-I i fshehtë”

c-1

PAMECA V organizoi trajnimin mbi “Hetimin në renë informatike dhe Web-I i fshehtë”

 Më 24 prill 2019, PAMECA V zhvilloi trajnimin mbi “Hetimin në renë informatike dhe Web-I i fshehtë, përvetësimin e provave, çështjet kryesore dhe sfidat e ardhshme”.

Ky trajnim u mbajt në ambientet e Tirana International Hotel e synon forcimin e kapaciteteve profesionale në hetimet në epokën digjitale, kërkimin dhe mbledhjen e dëshmive të proves digitale. Trajnimi u ndoq nga prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore.

Eksperienca shqiptare dhe italiane në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit kibernetik u ndanë me adresimin, rastet konkrete të hetimit, problemet dhe sfidat.

Trajnimi shërbeu si një mundësi shumë e mirë për të thelluar edhe njohuritë mbi kriptomonedhën -Bitcoin si mjet i ri i pagesave dhe transaksioneve.

 

me shume foto …

 

 

/ @sq