Vizitë Zyrtare e Zv. Presidentit të Eurojust me Autoritetet Gjyqësore Shqiptare

Eurojust-1

Vizitë Zyrtare e Zv. Presidentit të Eurojust me Autoritetet Gjyqësore Shqiptare

Në zbatim të një prej objektivave parësorë të projektit, që synon të nxisë forcimin e bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar të institucioneve përfituese me një apo më shumë shtete anëtare të Bashkimit Europian në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, PAMECA V, ftoi Z. Filippo Spiezia, Zv. President i Eurojust, për një raund vizitash zyrtare me Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda. 

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Eurojust në 5 tetor 2018, qëllimi i vizitës së Z. Spiezia ishte që të nxiste institucionet shqiptare për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit deri në dhjetor 2019, për emërimin nga ana e PP të një pike kontakti në Eurojust, roli i të cilit do të jetë lehtësimi i proceseve të bashkëpunimit gjyqësor si edhe emërimi nga ana e KLP të një magjistrati ndërlidhës në Eurojust, i cili do të ketë statusin e plotë të prokurorit. 

Gjatë takimit me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës, Znj. Arta Marku, Z Spiezia foli për reformimin në Eurojust dhe shpjegoi bazën e re ligjore – Rregulloren e vitit 2018 e cila ka përforëcuar dhe përmirësuar aftësitë operacionale. Z. Spiezia bëri një ftesë për të vizituar Eurojust dhe për të zhvilluar atje një takim pune lidhur me rolin e pikës shqiptare të kontaktit si edhe vuri në dukje rëndësinë e Prokurorit të Përgjithshëm në zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit.  Znj. Marku informoi se pika e re e kontaktit në Eurojust do të ishte z. Adnan Xholi dhe shprehu angazhimin e saj për të lehtësuar kërkesat për bashkëpunim të ndërsjellë si edhe bashkëpunimin me Eurojust. 

Gjatë takimit me Z. Gent Ibrahimi, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Z. Spiezia vuri në dukje se pritshmëria e Eurojust në zbatim të marrëveshjes, ishte që Shqipëria të komandojë një Prokuror Ndërlidhës në mënyrë që të lehtësohet bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe  Eurojust.  Z. Ibrahimi shprehu gatishmërinë për të përmbushur detyrimet që burojnë nga marrëveshja dhe u angazhua që të kapë afatin e fundvitit për këtë emërim. Ai kërkoi gjithashtu ndihmën e PAMECA V për hartimin e dokumentacionit të nevojshëm për përcaktimin e statusit ligjor të Prokurorit Ndërlidhës.


Gjatë takimit me Znj. Donika Prela, Drejtuese e Prokurorisë për Krime të Rënda, diskutimet u përqendruan më së shumti në skuadrat e përbashkëta hetimore. Znj. Prela bëri një përshkrim të shkurtër të rezultateve të kënaqshmë të JITs dhe vuri në dukje se Shqipëria ka ngritur skuadra të përbashkëta vetëm me Italinë.  Lidhur me këtë, Z. Propozoi që të kryhet në Hagë një takim pune ku të hartohet një model marrëveshje bashkëpunimi me asistencën e PAMECAs, duke çuar më tej dhe duke shfrytëzuar përvojën që Shqipëria ka tashmë me Italinë. Kjo marrëveshje model do t’ju propozohet më pas përfaqësuesve të Eurojust. 

Prokurori i Përgjithshëm, znj. Marku,  Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë z. Ibrahimi,  Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda znj. Prela dhe z. Spiezia shprehën angazhimin e ndërsjellë për të bashkëpunuar në mënyrë që t’i japin një nxitje dhe dimension të ri hetimeve të krimit të organizuar me shtete anëtare të BE-së në kontekstin e Eurojust. 

PAMECA V do t’i ndjekë këto takime duke hartuar nën-veprimtari specifike gjatë planit vijues të punës. 

 

 

me shume foto …

 

 

/ @sq