Seminar mbi teknikat proaktive hetimore duke përdorur një rast studimi.

Vlora1

Seminar mbi teknikat proaktive hetimore duke përdorur një rast studimi.

Në 28 maj 2019, PAMECA V organizoi seminarin e dytë vendor mbi teknikat proaktive hetimore, duke përdorur një rast studimi si dhe duke u fokusuar mbi teknikën e përgjimit për veprat penale të trafikimit të drogës. Seminari i parë u organizua për oficerë të policisë gjyqësorë të Drejtorive Vendore të Policisë së Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Korçës, ndërsa seminari i dytë u ndoq nga OPGj të DVP-ve të Vlorës, Gjirokastrës, Fierit dhe Beratit.

Përmbajtja e këtij program u përqëndrua në përgjigjen e drejtësisë penale kundër krimit të organizuar, duke përfshirë teknikat e posaçme hetimore, organizimi dhe menaxhimi i procesit hetimor, përbërja e grupit hetimor dhe procedurat e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, i domosdoshëm për të luftuar krimin e organizuar me shtrirje ndërkobëtare. Një rast konkret për trafikimin ndërkombëtar të paligjshëm të drogës shërbeu për të ilustruar teknikat hetimore të përdorura dhe praktikat e zbatuara.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte përmirësimi i kompetencave të oficerëve të policisë gjyqësore me qëllim që ata t’i kundër-përgjigjen më mirë krimit të organizuar, duke parandaluar, hetuar dhe luftuar veprimtaritë e organizuara kriminale kombëtare apo ndërkombëtare.

/ @sq