Moduli i tretë mbi ushtrimet simuluese për Teknikat e Kontrollit të Ndërtesave dhe Personave.

71671

Moduli i tretë mbi ushtrimet simuluese për Teknikat e Kontrollit të Ndërtesave dhe Personave.

PAMECA V dhe Kolegji Profesional i Lartë “Kolegji i Policisë”, Akademia e Sigurisë, organizuan së bashku modulin e tretë të aktivitetit simulues për Kontrollin e Ndërtesave dhe Personave. 22 studentët që ishin protagonistët e këtij trajnimi u ndanë në tre grupe dhe iu dhanë skenarë dhe role specifike për të performuar, me qëllim realizimin e këtij ushtrimi. Realizimi i veprimtarisë simuluese u krye përmes mbështetjes dhe udhëzimeve të ofruara nga eksperti i PAMECA-s, Z. Mirarchi dhe dy instruktorëve, Z. Hakrama dhe Z. Zoga.

Ushrtimi simulues ishte një mundësi që studentët mund të zbatonin praktikisht njohuritë teorike, të zhvillonin dhe përmirësonin teknikat dhe disiplinën operacionale, dhe kompetencat kyçe që duhet të kenë gjatë punës së tyre në të ardhshmen. Aspektet e trajtuara përfshinë: organizimin e procesit të kontrollit, punën në skuadër, komunikimin efektiv me skuadrën dhe subjektet e kontrollit, përdorimin e teknikave specifike për kontrollin e ndërtesave dhe personave, mbledhjen e provave në mënyrë korrekte, shkrimin e procesverbalit, etj.

Të gjitha ushtrimet simuluese u regjistruan dhe videoja përkatëse do të shërbejë si material i mirëfilltë vizual për analizë të mëtejshme, të cilën do t’a bëjnë 211 kadetët. Kjo fazë e fundit e trajnimit, do t’i japë mundësi të gjithë kadetëve të bëhen pjesë në mënyrë ndërvepruese në këtë trajnim.

me shume foto …

 

/ @sq