Tryezë e Rrumbullakët mbi Rritjen e Ndërgjegjësimit për të Drejtën e Informimit dhe Ndjekjen Penale

DSC_7722

Tryezë e Rrumbullakët mbi Rritjen e Ndërgjegjësimit për të Drejtën e Informimit dhe Ndjekjen Penale

Projekti PAMECA në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme organizoi një tryezë të rrumbullakët mbi ngritjen e vetëdijes për të drejtën e informimit dhe ndjekjes penale. Ky aktivitet u mbajt në kornizën e kuadrit të ri ligjor të Reformës së Drejtësisë, duke pasur parasysh të drejtën për të pasur qasje në informata dhe ndjekje penale.

Tryeza e rrumbullakët e hapur nga Udhëheqësi i Ekipit të PAMECA-s, Z. Carlo D’Achille dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjimit të Komunikimeve Elektronike dhe Marrëdhënieve me Shërbimet Informative pranë Prokurorisë së Përgjithshme, z. Thoma Jano, bashkoi koordinatorët/prokurorët e Prokurorisë së qarqeve që janë përgjegjës për marrëdhëniet me mediat dhe gazetarët që mbulojnë këtë fushë, për të dhënë një pasqyrë të qartë të bashkëpunimit të tyre me strukturat e dedikuara për marrëdhëniet me publikun. Veprimtaria u moderua nga Këshilltari për Media i Prokurorit të Përgjithshëm, z. Denion Ndrenika dhe nga Z. Carmine Pirozzoli, Eksperti i PAMECA për Krimin e Organizuar.

Fjala kryesore u dha nga z. Rosario Aitala, ish-prokuror dhe tani gjykatës në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, i cili paraqiti parimet dhe standardet ndërkombëtare për dhënien e informatave dhe ndjekjen penale për gazetarët, të tilla si paanësia; shpërndarja e informacionit në kohë; respektimi i dinjitetit njerëzor; sekreti dhe konfidencialiteti i informacionit; mbrojtja e kategorive të cenueshme të qenieve njerëzore, sidomos të të miturve.

Përfaqësuesit e Prokurorisë dhanë një përditësim të detajuar të kuadrit ligjor dhe procedurave standarde që do të zbatoheshin nga gazetarët për të pasur qasje në informata dhe ndjekje penale. Krijimi i pozitës së Koordinatorit është konsideruar si një hap pozitiv për transparencën institucionale dhe për rritjen e marrëdhënieve me median.

Gazetarët që morën pjesë në tryezën e rrumbullakët i paraqitën shumë pyetje prokurorëve dhe kërkuan që Koordinatorëve t’u jepeshin më tepër liri dhe kompetenca në dhënien e informatave për gazetarët.

Aktiviteti u ndoq nga përfaqësuesit e Association Press dhe Profesorët e Departamentit të Gazetarisë që diskutuan në mënyrë aktive dhe profesionale me pjesëmarrësit.

Vërejtjet përmbyllëse të z. Giovanni Pasqua, Eksperti i PAMECA për Burimet Njerëzore, e cilësuan këtë tryezë të frytshme si një fillim të takimeve dhe diskutimeve të ardhshme, duke përfshirë këtu edhe avokatët dhe përfaqësuesit e agjencive të zbatimit të ligjit të rëndësishëm në këtë fushë, siç është Policia e Shtetit.

me shume foto …

 

 

/ @sq