PAMECA V mbajti Sesionin e Katërt të Trajnimit mbi “Gjyqatarin e Seancës Paraprake”

56353

PAMECA V mbajti Sesionin e Katërt të Trajnimit mbi “Gjyqatarin e Seancës Paraprake”

Më 3 qershor 2019, PAMECA V në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës dhe EURALIUS V zhvilloi sesionin e katërt të trajnimit për gjyqtarin e seancës paraprake. Trajnimi shpalosi aspektet praktik të seancës paraprake për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, duke u përqendruar më shumë në lidhjen prokuror-gjyqtar lidhur me kërkesën për arrest para gjykimit, kërkesën për gjykim në fund të hetimeve paraprake dhe seancës paraprake në gjykimet kundër krimit të organizuar. Gjatë trajnimit, diskutimi u përqëndrua edhe në përvojën mbi seancën paraprake në gjykatat shqiptare dhe në modalitetet tjera gjyqësore të lidhura me këtë fazë procedurale.

Sesioni i katërt i trajnimeve për seancën paraprake vjen si vijim i atyre të mëparshme që shërbeu për të thelluar njohuritë profesionale të magjistratëve shqiptarë për të kryer një seancë paraprake në kohë dhe me efikasitet.

me shume foto …

 

 

/ @sq