Moduli i katërt dhe i fundit mbi ushtrimet simuluese për Teknikat e Kontrollit të Ndërtesave dhe Personave.

joc_t1

Moduli i katërt dhe i fundit mbi ushtrimet simuluese për Teknikat e Kontrollit të Ndërtesave dhe Personave.

Sot, në 11 qershor, PAMECA V dhe Kolegji Profesional i Lartë i Policisë, Akademia e Sigurisë, përfunduan modulin e katërt dhe të fundit të aktivitetit simulues mbi Kontrollin e Ndërtesave dhe Personave. Të gjithë studentët e KPLKP u mblodhën për të parë tre videot didaktike autentike që përmbanin ushtrimet simuluese të kryera nga 22 studentët protagonistë, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm dhe analizimin konstruktiv të veprimeve dhe performancës së kolegëve të tyre, siç u shfaq përmes videove.

Pas shfaqjes së videove autentike, studentët u ndanë në 5 grupe, me qëllim që të diskutonin dhe të ofronin komente dhe sugjerime lidhur me veprimet e kryera në ushtrimet simuluese Nën drejtimin e Z. Mirarchi, Eksperti i PAMECA V i cili organizoi këtë trajnim simulues, një përfaqësues nga secili grup paraqiti komentet dhe rekomandimet e grupit të tyre. Kjo ishte një mundësi e mirë që të gjithë studentët të angazhoheshin në mënyrë interaktive dhe të bëheshin pjesë e këtij trajnimi.

Një pjesë integrale e këtij aktiviteti ishte prezantimi i Z. Pirozzoli, prokuror italian dhe ekspert në PAMECA V, i cili foli për mjetet hetimore dhe veprimtarinë e policisë gjyqësore mbi kontrollin e ndërtesave dhe personave, nga këndvështirimi i autoritetit gjyqësor, për rëndësinë e bashkëpunimit midis prokurorisë dhe policisë gjyqësore dhe se sa e rëndësishme është mbledhja e provave në mënyrë të saktë për seancën gjyqësore dhe rezultatin përfundimtar të procesit hetimor.

Gjithashtu, Z. Pasqua, i cili është Eksperti i PAMECA V për Burimet Njerëzore, foli për metodologjinë e përdorur në këtë trajnim simulues, ku studentët ishin qendra e procesit të të mësuarit dhe kishin një rol dhe pjesëmarrje interaktive në të.

Z. Gentjan Shehaj, Drejtor i Planifikimit dhe Kontrollit në Akademinë e Sigurisë, dhe Z. Carlo D’Achille, Drejtuesi i Ekipit të PAMECA V shprehën falënderimet për përpjekjet e përbashkëta dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmejt AS dhe PAMECA V në organizimin e këtij trajnimi.

Video: https://youtu.be/sKB21nByAU8

me shume foto …

 

 

/ @sq