Trajnim Rajonal mbi “Gratë në Udhëheqje” në Korçë

WL1

Trajnim Rajonal mbi “Gratë në Udhëheqje” në Korçë

PAMECA V organizoi një trajnim rajonal në Korçë më 12-13 qershor 2019. Përveç pranisë së pjesëmarrësve nga Drejtoritë e Policisë Lokale dhe Komisariatet e Korçës dhe Elbasanit, u mbajtën fjalime gjithashtu nga Drejtori i Drejtorisë Korçë, Z. Lorenc Panganika, si dhe përfaqësues të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi të cilët e pasuruan trajnimin me kontributin e tyre të çmuar.

Z. Giovanni Pasqua, Ekspert afatgjatë për Burimet Njerëzore theksoi se PAMECA V është shumë e përkushtuar që ta vazhdojë këtë temë të ndjeshme dhe të rëndësishme me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për nivele të ndryshme të punonjësve të policisë me qëllim nxitjen e grave në pozita menaxheriale në Policinë e Shtetit.

Trajnimi u mbajt nga znj. Edlira Teferiçi, Kryekomisar dhe Pika fokale për çështjet gjinore në Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Zj. Majlinda Vathi, Komisar në Policinë e Shtetit dhe lektore në Akademinë e Sigurisë. Iniciativa për organizimin e trajnimeve rajonale për gratë në udhëheqje ka për qëllim zhvillimin e moduleve periodike të trajnimit dhe pasurimin e kurrikulave të trajnimit të Akademisë së Sigurisë në këtë temë.

me shume foto …

 

 

/ @sq