Trajnimi mbi hetimin paraprak të kryer nga Policia Gjyqësore; Përpunimi dhe Menaxhimi i Informacionit Kriminal të Policisë

A0012

Trajnimi mbi hetimin paraprak të kryer nga Policia Gjyqësore; Përpunimi dhe Menaxhimi i Informacionit Kriminal të Policisë

Në 19 qershor 2019, PAMECA V organizoi një trajnim ku morën pjesë 95 studentë të vitit të dytë të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, Akademia e Sigurisë.

Paketa e trajnimit ofroi njohuri mbi veprimtarinë hetimore paraprake, metodat për mbledhjen, menaxhimin dhe përdorimin efektiv të informacionit kriminal, fazat e planifikimit dhe organizimit të një procesi hetimor, përgjimet e telekomunikacionit dhe ato ambientale dhe së fundi, duke marrë parasysh qasjen praktike të trajnimit, një video autentike mbi kontrollin e ndërtesave dhe të personave u shfaq, me qëllim nxitjen e diskutimit dhe të shkëmbimit të mendimeve në mënyrë interaktive ndërmjet studentëve, mbi këtë temë.

Kjo veprimtari trajnuese shërbeu për të rritur më tej kapacitetet e punonjësve të policisë në përpjekje për të përmirësuar punën e policisë në luftën kundër veprave dhe komponentëve kriminalë.

 

/ @sq