Trajnim Rajonal mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Kontrabanda e Njerëzve

Trajnim Rajonal mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Kontrabanda e Njerëzve

Trafikimi i Qenieve Njerëzore dhe Kontrabanda e Njerëzve ishte tema e Trajnimit Rajonal të organizuar nga PAMECA V që u mbajt në Sarandë, me pjesëmarrjen e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore nga Saranda, Gjirokastra dhe Vlora. Trajnimi u moderua nga eksperti Prokuror Z. Carmine Pirozzoli.

Ekspertet shtjelluan praktikat dhe standardet më të mira në hetimin, koordinimin dhe menaxhimin e krimeve të trafikimit në qeniet njerëzore së bashku me modalitetet e funksionimit të organizatave kriminale që merren me trafikimin e qenieve njerëzore si dhe kontrabandën. Ekspertët theksuan rëndësinë e koordinimit të aktiviteteve hetimore të rretheve të ndryshme, aftësinë e organizatave kriminale për t’u përshtatur para pengesave ligjore, rëndësinë e një lidhjeje të besueshme që duhet të ndërtohet me viktimën për rezultate më të mira, të drejtat e viktimës duke përfshirë ndihmën përmes mekanizmave të ndryshëm dhe kompensimit.

Përfaqësuesja e Qendrës Vatra znj. Brikena Puka foli për procesin e rehabilitimit dhe integrimit të viktimave të trafikimit duke dhënë shembuj të shërbimeve të ofruara, si: arsimi bazë, trajnimi profesional, ndërmjetësimi për punësim, strehimi i përkohshëm, asistenca ligjore dhe psikologjike .

PAMECA V synon të ofrojë njohuri të unifikuar për prokurorët rajonalë dhe zyrtarët e policisë gjyqësore të cilët do të jenë përgjegjës për drejtimin e hetimeve mbi veprat penale të trafikimit me qenie njerëzore.

 

 

/ @sq