Seminar mbi ekspertizën e ADN-së në një proces hetimor

LogoPP

Seminar mbi ekspertizën e ADN-së në një proces hetimor

PAMECA V, në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e ADN-së së Institutit të Policisë Shkencore, organizoi seminarin e tretë vendor mbi ekspertizën e AND-së në procesin hetimor me punonjës të policisë të Drejtorive Vendore të Policisë së Shkodrës, Lezhës, Kukësit, Dibrës dhe Komisariatit të Policisë së Tropojës dhe Kurbinit dhe me prokurorë të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Tropojë dhe Kurbin, më 17 Korrik 2019.

Ky seminar u fokusua në çështje që lidhen me kuadrin ligjor, rregullat në aspektin e kërkesave për analizën e AND-së, çështje praktike që lidhen me profilin e përzier/thjeshtë të AND-së, menaxhimin e vendngjarjes, koston e ekspertizës së ADN-së dhe njohjen ndërkombëtare të Sektorit Shqiptar të ADN-së.

Të gjithë pjesëmarrësit u njohën me faktin se kërkesat për ekspertizë të ADN-së duhet të jenë të përshtatshme dhe të arsyeshme. Prokurorët dhe hetuesit e policisë duhet t’i japin përparësi kërkesave të tyre, bazuar në rëndësinë e çështjes dhe nevojën për analizë të ADN-së.
Një proces shkencor mund të ndërmerret sipas disa kërkesave dhe kushteve. Nëse këto kërkesa dhe kushte nuk do të merren parasysh, atëherë rezultati do të ishte thjesht zero. Për të shmangur çdo humbje kohe, shpenzime, informacioni të gabuar dhe më shumë se çdo gjë për të shmangur çdo kontaminim të një vend ngjarjeje, të gjithë punonjësit ligj zbatues të përfshirë në një vend ngjarje duhet të veprojnë në përputhje me rregullat dhe procedurat standarde të zbatueshme për ruajtjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen dhe paketimin e provave, para se ato të dërgohen në IPSH për analizën e ADN-së.

Aktiviteti u drejtua nga Drejtori i Institutit të Policisë Shkencore, Zëvendës Shefi i Sektorit të Ekzaminimeve Biologjike dhe AND-së, të mbështetur nga Gilles Locchi, Ekspert Afatgjatë për krimin e organizuar nga PAMECA V.

/ @sq