Vlerësimi i Kufirit të jashtëm / “Schengen” dhe i atij të gjelbër në Kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi

file-32

Vlerësimi i Kufirit të jashtëm / “Schengen” dhe i atij të gjelbër në Kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi

PAMECA V përfundoi vlerësimin e kufirit të jashtëm / “Schengen” dhe të atij të gjelbër në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Misioni u krye përmes angazhimit të një eksperti afat-shkurtër (EASH) të kontraktuar nga PAMECA për këtë qëllim.

Përgjatë 5 ditëve, nga data 29 korrik deri në 2 gusht, u zhvilluan vizita dhe takime pune në Departamentin e Policisë për Kufirin dhe Migracionin (DPKM), Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Shkodër, Stacionin e Policisë për Kufirin dhe Migracionin (SPKM) Shkodër, Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) Murriqan, PKK Hani i Hotit, PKK Grabom, PKK Bashkim, SPKM Bajzë dhe në ambientet e akomodimit të Caritas, të përdorura nga DVKM Shkodër për akomodimin e përkohshëm të migrantëve të parregullt.

Takimet u zhvilluan me drejtorët përkatës, shefat e stacioneve dhe PKK-ve, si edhe me specialistët e migracionit. Takimet u përqendruan te situata operacionale (situata e përgjithshme, burimet njerëzore, mjedisi operacional, rreziqet, kërcënimet, mangësitë, nevojat), te analizimi i kontrolleve kufitare (infrastruktura, pajisjet, lëvizshmëria, bashkëpunimi ndërinstitucional, qasja strategjike – komunikimi – bashkëpunimi, rreziqet – kërcënimet – fleksibiliteti, gatishmëria për alarmet/njoftim ad-hoc), etj.

Një raport vlerësimi, i cili do të përfshijë edhe rekomandime, do të përgatitet dhe do t’i dorëzohet përfituesit.

me shume foto …

 

 

/ @sq