Dorëzimi i Manualit të Komunikimit për Oficerët e Policisë së Shtetit

332432

Dorëzimi i Manualit të Komunikimit për Oficerët e Policisë së Shtetit

Drejtuesi i Projektit PAMECA V, Z. Carlo D’Achille dhe Eksperti Afatgjatë për Burimet Njerëzore, Z. Giovanni Pasqua zhvilluan një takim me Dekanin e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, Z. Ilirjan Mandro për t’i dhuruar 300 kopje të Manualit të Komunikimit për Oficerët e Policisë të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë.

Manuali është rezultat i një procesi të gjatë pune intensive që përfshin ekspertë të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Akademisë së Sigurisë dhe Projektit PAMECA V dhe është konceptuar të jetë një udhëzues sui generis për punonjësit e Policisë së Shtetit mbi komunikimin institucional.

Ky publikim nuk do të shërbejë vetëm si material trajnues për Akademinë e Sigurisë me qëllim përmirësimin e njohurive dhe aftësive të Oficerëve të Policisë së Shtetit lidhur me çështje të komunikimit, por do të shërbejë si udhëzues në përmirësimin e komunikimit të brendshëm institucional dhe komunikimit me palë të treta për punonjësit e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, në nivel qëndror dhe vendor.

Gjatë takimit, Dekani i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit dhe Drejtuesi i Projektit PAMECA V theksuan nevojën për të zhvilluar programe trajnimi për të kuptuar sa më mirë teknikat e komunikimit të paraqitura në Manual, veçanërisht për punonjësit e nivelit të lartë drejtues në Policinë e Shtetit.

 

 

/ @sq