PAMECA V mban takimin e peste te Bordit te Paleve te Interesit

SCM-1

PAMECA V mban takimin e peste te Bordit te Paleve te Interesit

Sot, më 16 shtator 2019, PAMECA V organizoi takimin e pestë të Bordit Drejtues të Palëve të Interesit, që mblodhi së bashku përfituesit e PAMECA V dhe aktorët përkatës. Ky takim u bashkë-kryesua nga Z. Carlo D`Achille, Drejtues i Projektit, Z. Mario Mariani, Drejtues i Bashkëpunimit Delegacioni i BE-së, Znj Rovena Voda, Zëvendës Ministër i Brendshëm, Z. Adnand Kosova, Drejtori i Studimeve, Inspektimit, dhe Çështjeve të tjera Ligjore, Prokuroria e Përgjithshme, Znj Aida Hajnaj, Zëvendës Drejtore e Përgjithshme e Policisësë Shtetit. Në takim morën pjesë gjithashtu përfaqësues të institucioneve partnere.

Drejtuesi i Projektit prezantoi Raportin e katërt të Progresit për periudhën e zbatimit shkurt – korrik 2019 dhe Planin e Pestë të Punës së aktiviteteve për semestrin e ardhshëm, gusht 2019 – janar 2020.

Më konkretisht, Z. D`Achille, prezantoi gjithë asistencën që është dhënë përfituesve lidhur me të pestë komponentët e projektit (lufta kundër krimit të organizuar, antiterrorizmi, menaxhimi i integruar i kufijve, planifikimi strategjik & TIK dhe menaxhimi i burimeve njerëzore), përkatësisht, trajnime & seminare, mbështetje këshilluese, konferenca, vizita studimore në shtetet anëtare dhe ushtrime praktike në terren për oficerët e policisë dhe punonjësit e tjerë të PSH, oficerët e policisë gjyqësore, gjyqtarët, prokurorët, studentët e Akademisë së Sigurisë, duke përqendruar jo vetëm Tiranën, por edhe rrethe.

Përfituesit vlerësuan asistencën e dhënë dhe bashkëpunimin me PAMECA V. Përfaqësuesit e institucioneve kryesore të përfituesve theksuan se është shumë e rëndësishme për ta mbështetja e dhënë për të rritur kapacitetet jo vetëm në Tiranë, por edhe në rajone, përfituesit gjetën shumë të dobishëm dhe afër nevojave të tyre, planin e punës së aktiviteteve. Për më tepër, ata vlerësuan rekomandimet e dhëna nga projekti për të trajtuar më mirë sfidat përpara.

Gjatë mbledhjes, u prezantuan disa sugjerime nga ana e përfituesve, lidhur me zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta. Z. D`Achille i siguroi palët se të gjithë sugjerimet e tyre do të reflektohen respektivisht në Planin e Punës.

Në përfundim të këtij takimi anëtarët e Bordit Drejtues miratuan Raportin e Progresit dhe Planin e Punës.

me shume foto …

 

 

/ @sq