Trajnim për “Teknikat e kontrollit të ambjenteve dhe personave” për Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë”.

1 pic

Trajnim për “Teknikat e kontrollit të ambjenteve dhe personave” për Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë”.

Sot, më 18 Shtator 2019, PAMECA V zhvilloi një trajnim me temë: “Teknikat e kontrollit të ambjenteve dhe personave, përmes shfaqjes së një videoje autentike didaktike për analizë dhe vlerësim në grup”. Në këtë aktivitet morën pjesë 74 studentë të Kolegjit Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë”, Akademia e Sigurisë.

Kjo veprimtari trajnimi mbuloi praktikat më të mira të BE-së në lidhje me procedurat e kryerjes së kontrollit të ambjenteve dhe personave, punës në grup, të drejtat për mbrojtje të subjekteve që i nënshtrohen kontrollit, marrjen e saktë të provave, pa i dëmtuar ato, mbajtja e procsverbalit, etj.

Një pjesë thelbësore e këtij trajnimi ishte një video autentike didaktike mbi temën në fjalë. Videoja është produkt i një bashkëpunimi të mëparshëm e të frytshëm midis PAMECA V dhe studentëve të Akademisë së Sigurisë, i cili u vlerësua dhe u analizua në mënyrë konstruktive nga pjesëmarrësit e këtij aktiviteti. Për analizën e përmbajtjes së videos u përdor një metodologji krijuese mësimdhënieje, e quajtur “Brainwriting” (Ideja në letër), e cila ngjalli interesin e studentëve duke i bërë ata pjesëmarrës interaktivë në këtë aktivitet.

me shume foto …

 

/ @sq