Konferencë mbi Vlerësimin e Performancës së Policisë së Shtetit, mbajtur më 17-18 shtator 2019

GJT_0364

Konferencë mbi Vlerësimin e Performancës së Policisë së Shtetit, mbajtur më 17-18 shtator 2019

PAMECA V, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Shtetit, organizoi një konferencë dy-ditore “Mbi praktikat më të mira të vendeve të BE-së në kryerjen e vlerësimit të performancës së punonjësve të policisë”, më 17-18 shtator 2019. Konferenca mblodhi 52 pjesëmarrës, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe oficerë të lartë të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

Fjalët hyrëse të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z. Ardi Veliu, dhe Drejtuesit të Ekipit të projektit PAMECA V, Z. Carlo D’Achille, nxorën në pah rëndësinë e sistemit të vlerësimit të performancës individuale efikase dhe efektive të oficerëve të policisë, i cili është në përputhje me Dokumentin e Prioriteteve të Punës të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit “Drejtimet, Objektivat, Sfidat”, të miratuar në janar 2019.

Z. Veliu konsideroi se vlerësimi i performancës është një nga elementët më të rëndësishëm të burimeve njerëzore dhe një tregues kryesor i zhvillimit të karrierës së punonjësve të policisë. Z. Veliu vlerësoi shumë faktin që iu dha një mundësi PSH-së për të përfituar nga përvojat e Shteteve Anëtare të BE-së duke përshtatur disa modele të dobishme të sistemeve të tyre të vlerësimit të performancës me qëllim përmirësimin e praktikave e procedurave aktuale për Policinë e Shtetit. Sipas Z. Veliut, konferenca do të shërbejë për të krijuar një praktikë të konsoliduar që Policia e Shtetit të ketë një sistem të drejtë dhe transparent të performancës, me një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e karrierës të punonjësve të policisë, bazuar në merita.

Sipas Z. D’Achille, sistemi individual i vlerësimit të performancës së oficerëve të policisë nuk është vetëm një instrument i fuqishëm për të monitoruar tërë punën e përditshme të policisë dhe arritjet e tij, por është një mjet i domosdoshëm për të përmirësuar cilësinë e shërbimit, zvogëlimin e krimit, për të pasur komunitete më të sigurta dhe më të fuqishme. Z. D’Achille shtoi se vlerësimi i performancës duhet të konsiderohet gjithashtu një mjet komunikimi që siguron drejtuesit dhe punonjësit, i cili do të ju mundësonte atyre të përcaktojnë tregues për të matur qëllimet e tyre; për këtë arsye, një sistem i mirë dhe efektiv i vlerësimit të performancës individuale duhet të jetë një bazë për karrierën e oficerëve të policisë, sepse çdo përparim, promovim, transferim duhet të justifikohet me vlerësimin e punës së tyre.

Konferenca vazhdoi me prezantimin e ekspertëve të Burimeve Njerëzore nga Shqipëria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia, Portugalia dhe Hollanda që prezantuan para homologëve shqiptarë sistemin e tyre të vlerësimit të performancës. Debati intensiv i krijuar gjatë konferencës dy-ditore dhe i koordinuar nga PAMECA V Eksperti i Burimeve Njerëzore, Z. Giovanni Pasqua, do të jetë një kontribut i madh për Policinë e Shtetit në reformimin e sistemit të saj të vlerësimit të performancës për oficerët e policisë.

me shume foto …..

 

/ @sq