Trajnim për Pajisjet Eksplozive të improvizuar

Training_IED

Trajnim për Pajisjet Eksplozive të improvizuar

PAMECA V organizoi një trajnim për njohjen dhe ekzaminimin e pajisjes eksplozive të improvizuar për Institutin Kombëtar të Polisicë Shkencore, Njësinë Anti-eksploziv të Forcave RENEA dhe Drejtorinë e Antiterrorismit. Ky trajnim u mbajt në katër ditë në bashkëpunim me një Ekspert afatshkurtër ndërkombëtar, i cili u rekrutua nga PAMECA V. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me tema të ndryshme të lidhura me teorinë dhe shembuj praktikë dhe raste të jetës reale. Ekspertët ndanë me pjesëmarrësit prakikat më të mirë evropiane mbi Operacionet e Skuadrës së eksplozivëve, informacione mbi substanca shpërthyese dhe metoda eksplozive, zonat e rrezikut, rruga e gjurmëve të ADN-së, etj. Të trajnuarit patën mundësinë të diskutojnë raste konkrete si sulmet në Paris. Në përfundim të këtij programi trajnimi, pjesëmarrësit thane se e gjetën shumë të dobishëm këtë bashkëpunim me PAMECA V.

/ @sq