Trajnim për “Teknikat e kontrollit të ambjenteve dhe personave” për Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë”.

Cta

Trajnim për “Teknikat e kontrollit të ambjenteve dhe personave” për Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë”.

Sot, më 25 Shtator 2019, PAMECA V zhvilloi raundin e dytë dhe të fundit të trajnimit me temë: “Teknika mbi kontrollin e lokaleve dhe personave, përmes shfaqjes së një videoje autentike didaktike, për analizë dhe vlerësim në grup”, për 2 grupet e fundit të Kolegjit Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë, në total 44 studentë.

Programi i trajnimit u përqëndrua mbi praktikat më të mira të BE-së në lidhje me procedurat e kryerjes së kontrollit të lokaleve dhe personave, punës në grup, të drejtat për mbrojtje të subjekteve që i nënshtrohen kontrollit, marrjen e saktë e provave dhe pa i dëmtuar ato, hartimi i procesverbalit, etj.

U shfaq një ushtrim simulues i regjistruar me video mbi këtë temë, i realizuar nga ish-studentë të KPLKP-së, nën drejtimin e PAMECA V, dhe pjesëmarrësit analizuan në mënyrë konstruktive veprimet dhe performancën e kolegëve të tyre, bazuar në njohuritë teorike që morën gjatë pjesës së parë të trajnimit. Metodologjia “Brainwriting” u përdor për të gjeneruar ide dhe komente, dhe krijoi një atmosferë ndërvepruese dhe aktive midis studentëve.

/ @sq