PAMECA V mundëson pjesëmarrjen e Institutit të Policisë Shkencore pranë Rrjetit Evropian të Instituteve të Policisë Shkencore

LogoPP

PAMECA V mundëson pjesëmarrjen e Institutit të Policisë Shkencore pranë Rrjetit Evropian të Instituteve të Policisë Shkencore

PAMECA V mundësoi pjesëmarrjen e Shefit të Sektorit të Daktiloskopisë së Institutit të Policisë Shkencore të Policisë së Shtetit në Takimin Vjetor të Grupit Punues të specialistëve të gjurmëve të gishtërinjve të Rrjetit Evropian të Instituteve të Policisë Shkencore (ENFSI) që u mbajt në Porto nga 08 – 13 Shtator 2019.

Këtë vit, takimi i Grupit Punues u përqendrua në disa teknika të reja për zbulimin dhe identifikimin e gjurmëve papilare, përfshirë disa teknika të reja të përparuara, që janë duke u zhvilluar nga laboratorët Evropianë të Instituteve të Policisë Shkencore.

Përveç kësaj, u mbajtën diskutime për çështje që lidhen me strategjitë dhe përcaktimin e dokumentacionit efektiv për ekzaminimin e gjurmëve papilare, standardizimin e parametrave të analizës së gjurmëve papilare dhe se si gjyqtarët, prokurorët dhe policët e vendeve të ndryshme i kuptojnë aktet e ekspertimit të identifikimit daktiloskopik dhe vlerësimi i imazheve dixhitale të gjurmëve papilare si prova shkencore.

Takimi u pasua nga një demonstrim praktik për rreth tre orë mbi përpunimin dixhital të gjurmëve papilare të vështira, duke përdorur teknikat e aplikacionit Photoshop.

PAMECA V do të vazhdojë të mbështesë Institutin e Policisë Shkencore në përmirësimin e aftësive dhe kapaciteteve të tyre profesionale në luftën kundër krimit.

/ @sq