Trajnim mbi “Teknikat operative mbi kontrollin e lokaleve dhe personave; Përgjimi i telekomuniimeve; Teknikat më të fundit hetimore dhe dobia e tyre”.

IMG_1243

Trajnim mbi “Teknikat operative mbi kontrollin e lokaleve dhe personave; Përgjimi i telekomuniimeve; Teknikat më të fundit hetimore dhe dobia e tyre”.

PAMECA V mbajti një trajnim në Shkoder, me temë “Teknikat operative mbi kontrollin e lokaleve dhe personave; Përgjimi i telekomuniimeve; Teknikat më të fundit hetimore dhe dobia e tyre”, ku morën pjesë 14 specialistë të hetimit të krimit të Drejtorive Vendore të Policisë Shkodër, Dibër dhe Kukës.

Trajnimi u përqëndrua kryesisht në temat e mëposhtme: si të kryhen kontrolle të personave dhe lokaleve në mënyrë të saktë, në përputhje me kuadrin ligjor shqiptar, aktualisht në fuqi; sekuestrimi i provave në mënyrë të saktë, gjatë një kontrolli, në mënyrë që ato të jenë të pranueshme në seancat gjyqësore, të drejtat për mbrojtje të personave që janë subjekt i kontrollit nga policia; mjete të posaçme hetimore, siç është përgjimi i ligjshëm i komunikimeve, si një mënyrë për mbledhj provash dhe informacioni, për zbulimin, parandalimin ose luftimin e krimit; llojet e përgjimeve dhe ligjet që rregullojne përgjimet, ishin disa çështje të tjera të cilat u trajtuan gjatë këtij trajnimi.

Një video që përmbante një kontroll të simuluar u shfaq dhe shërbeu si material analize për pjesëmarrësit, të cilët vlerësuan dhe analizuan në mënyrë konstruktive operacionin e kontrollit të simuluar, dhe dhanë rekomandimt përkatëse.

Vëmendje e veçantë iu kushtua aspektit të sigurisë për oficerët e policisë gjyqësore, gjatë procesit të kontrollit, si një nga prioritetet kryesore gjatë një operacioni kontrolli. Gjatë diskutimit me pjesëmarrësit, skenarë dhe variante të ndryshme operative u hipotetizuan, me qëllim që të garantohet siguria e OPGJ-ve dhe të arrihet objektivi i hetimit. Për më tepër, një sërë përvojash operacionale u ndanë nga pjesëmarrësit, të cilat kontribuan në krijimin e një atmosfere shumë pjesëmarrëse dhe interesante gjatë aktivitetit.

Aktiviteti i trajnimit u hap nga Drejtori i DVP Shkodër, Z. Niko Brahimaj, u moderua nga Z. Maurizio Mirarchi, ekspert afatgjatë për Krimin e Organizuar në PAMECA V.

Ky aktivitet trajnimi u kishte për syunim zhvillimin e mëtejshëm të njohurive profesionale të pjesëmarrësve dhe forcimin e aftësive të tyre hetimore, duke synuar përmbushjen sa më efektive të funksioneve, detyrave dhe objektivave të policisë, në mënyrë që të luftojnë veprimtaritë e organizuara kriminale.

me shume foto …

 

 

/ @sq