Kurs trajnimi mbi teknikat e qitjes të dedikuar për ekipet e vëzhgimit të Forcës së Posaçme Operacionale

sht

Kurs trajnimi mbi teknikat e qitjes të dedikuar për ekipet e vëzhgimit të Forcës së Posaçme Operacionale

PAMECA V, zhvilloi një trajnim praktik dedikuar teknikave të qitjes për Njësitë e Vëzhgimit të Forcës së Posaçme Operacionale, në datat 10-14 Dhjetor 2018.

Kursi i trajnimit u zhvillua për 15 punonjës, të cilët u njohën me praktikat dhe teknikat më të mira të kundërpërgjigjes me zjarr në pozicione dhe distanca të ndryshme, mbi automjete në lëvizje dhe kundër objektivave të shumëfishtë, duke përdorur pistoleta dhe armë automatike.

Kjo detyrë u krye nga dy Ekspertë Afatshkurtër Francez me eksperiencë dhe njohuri të thella në menaxhimin e shkëmbimit të zjarrit në mjedis të hapur dhe nën mbështetjen e plotë të Ekspertit Afatgjatë për Krimin  e Organizuar të PAMECA V.

/ @sq