Trajnim mbi “Planifikimi paraprak i procesit hetimor; metoda dhe strategji për mbledhjen, menaxhimin dhe përdorimin efektiv të informacionit kriminal”

IMG_1833

Trajnim mbi “Planifikimi paraprak i procesit hetimor; metoda dhe strategji për mbledhjen, menaxhimin dhe përdorimin efektiv të informacionit kriminal”

PAMECA V zhvilloi një trajnim me temë “Planifikimi paraprak i procesit hetimor; metoda dhe strategji për mbledhjen, menaxhimin dhe përdorimin efektiv të informacionit kriminal”, në Berat. Pesëmbëdhjetë oficerë të policisë gjyqësore që punojnë në Drejtoritë Vendore të Policisë Fier, Berat dhe Vlorë, morën pjesë në këtë aktivitet trajnues.

Programi i trajnimit përfshiu njohuri mbi karakteristikat e grupeve të organizuara kriminale, veprimtarite e organizuara kriminale, praktikat më të mira evropiane nga strukturat të posacme ligjzbatuese për të luftuar krimin e organizuar dhe kompetencat e tyre, konstituimin e strukturave të posacme ligjzbatuese në Shqipëri për të luftuar krimin e organizuar, metoda dhe strategji efektive për të organizuar procesin paraprak hetimor, për mbledhjen e informacionit dhe provave, si dhe hartimi i planit hetimor. Vëmendje e veçantë iu kushtua dobisë së përgjimit të ligjshëm të telekomunikacioneve dhe atij ambjental. Për më tepër, një sërë rastesh konkrete të ndjekura penalisht u ndanë nga eksperti ndërkombëtar i PAMECA-s dhe pjesëmarrësit, duke diskutuar mbi metodat hetimore të përdorura dhe dobinë e tyre. Një pikë kritike e ngritur nga pjesëmarrësit ishte edhe decentralizimi i përgjimit.

Drejtori i DVP Berat, Z. Hasan Ahmetaj, ishte i pranishëm në pjesën e hapjes së aktivitetit të trajnimit, për të adresuar fjalën e tij përshëndetëse dhe gjithashtu për të shprehur falënderimet e tij për projektin PAMECA V mbi bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm ndaj Policisë së Shtetit. Ky aktivitet trajnimi u mbajt nga eksperti ndërkombëtar i projektit PAMECA V për krimin e organizuar, Z. Maurizio Mirarchi.

/ @sq