Seminari Rajonal mbi Konventën e Palermos kundër Krimit të Organizuar Transnacional

Selec-1

Seminari Rajonal mbi Konventën e Palermos kundër Krimit të Organizuar Transnacional

Seminari rajonal mbi Konventën e Palermos si një mjet i shpejtë në luftën kundër trafikut të drogës u mbajt në ambientet e SELEC-it në Bukuresht më 14 nëntor 2019. Drejtori i Përgjithshëm i SELEC, Ambasadori Italian në Rumani, Drejtuesi i Projektit PAMECA V, Perfaqesues i Projektit te BE ‘Lufta kunder Krimit te Organizuar ne Ballkanin Perendimor’ dhe Përfaqësuesi EUROJUST , inkurajuan pjesëmarrësit gjatë fjalimeve të tyre përshëndetëse, të përdorin Skuadrat e Përbashkëta Hetimore si një instrument të dobishëm dhe fleksibël për të trajtuar krimin e organizuar, për shkak të potencialit të tij për të shkëmbyer informacione, të kryejnë hetime në të dy vendet dhe vlerën e shtuar në krahasim me metodat e tjera të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Seminari u moderua nga Eksperti Ndërkombëtare i PAMECA V Z. Carmine Pirozzoli dhe u organizua si një aktivitet i përbashkët i Projektit SANCAS, PAMECA V, Projekti IPA 2 ‘Lufta kunder Krimit te Organizuar ne Ballkanin Perendimor’ dhe SELEC, nën kujdesin e Liderit të Projektit PAMECA V. Duke pasur parasysh rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit, pati një pjesëmarrje të gjerë në këtë seminar nga autoritetet gjyqësore dhe shërbimet policore të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Greqisë, Bullgarisë, Moldavisë, Maqedonisë së Veriut, Rumanisë, Turqisë, Serbisë, Malit të Zi e Hungarisë.

Pjesëmarrësve iu dha një panoramë e plotë e kornizës ligjore dhe metodologjisë së krijimit të skuadrave të përbashkëta hetimore, avantazhet, mundësitë e financimit dhe procedurat që duhen ndjekur. Duke synuar të kuptojnë specifikat e legjislacionit në çdo vend, në mënyrë që të nxjerrin përfundime mbi mënyrën më të mirë të bashkëpunimit, pjesëmarrësit u përfshinë në punë në grup me një skenar të çështjeve fiktive. Një përfaqësues i secilit grup prezantoi para audiencës kendvështrimin e grupit duke përshkruar mënyrën më të mirë për të ndërtuar hetimin, kur dhe nëse është e përshtatshme për të filluar bashkëpunimin ndërkombëtar.

me shume foto …

 

/ @sq