Raundi i Tretë i Trajnimit mbi Ndryshimet e Ligjit të ri mbi Anti-Mafia

1

Raundi i Tretë i Trajnimit mbi Ndryshimet e Ligjit të ri mbi Anti-Mafia

Më 3-4 Nëntor 2018, PAMECA V dhe EURALIUS V në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës organizuan raundin e tretë të trajnimit për ndryshimet për ligin e ri të Anti-Mafia. Ky trajnim vjen si një vazhdim i dy trajnimeve të mëparshme të mbajtura në nëntor 2017 dhe mars 2018. Synimi ka qenë përforcimi dhe përhapja e njohurive të ndryshimeve të reja mbi Anti-Mafia për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë nga rrethet gjyqësore. Publiku pati mundësinë të njihej me zhvillimet historike të ligjit, problemet dhe sfidat në zbatimin e tij dhe përmirësimet e mundshme në të ardhmen. Trajnimi shërbeu si një mundësi për magjistratët shqiptarë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar dhe për të ndarë përvojën mbi ligjin e Anti-Mafia si lidhur me interpretimin, po ashtu dhe zbatimin e tij.

me shume foto …

 

 

/ @sq