PAMECA V përfundoi kursin e trajnimit mbi Teknikat e Vëzhgimit për 38 inspektorë të emëruar rishtazi në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, më 22 Nëntor 2019

photo1

PAMECA V përfundoi kursin e trajnimit mbi Teknikat e Vëzhgimit për 38 inspektorë të emëruar rishtazi në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, më 22 Nëntor 2019

Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe, ku secili grup ndoqi një trajnim një-javor.

Ata u trajnuan mbi teknikat bazë të vëzhgimit në këmbë dhe me makinë, duke ndërtuar skemat e kërkuara të përshtatura me mjedisin ku duhej të vepronin.

Trajnimi u përqendrua në mënyrën se si të bëhet vëzhgimi mjedisor dhe kundër vëzhgimi në zonat urbane dhe rurale, duke i kushtuar vëmendje komunikimit dhe distancave të kërkuara.

Trajnimi u zhvillua nga Eksperti Afatgjatë për Krimin e Organizuar të PAMECA V në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.

/ @sq