Seminar i Grupit të Punës mbi “Hartimin e analizës së riskut dhe praktikave të prirura ndaj korrupsionit në PSH”

audit

Seminar i Grupit të Punës mbi “Hartimin e analizës së riskut dhe praktikave të prirura ndaj korrupsionit në PSH”

Më 5-6 dhjetor 2019, PAMECA V dhe DCAF (Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë) organizuan një seminar trajnimi dy-ditor mbi “Qasjen moderne për përmirësimin e integritetit në Policinë e Shtetit”, me qëllim ofrimit të mëtejmë të asistencës për Grupin e Punës, të përbërë nga anëtarë të Policisë së Shtetit (PSH), Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, për të përgatitur një hartë të rreziqeve të korrupsionit brenda Policisë së Shtetit, si hapi i pare për zhvillimin e planit të integritetit.

Ky aktivitet ishte vazhdimësi e trajnimit të parë i mbajtur në tetor 2019, kur edhe u krijua Grupi i Punës të lartë-përmendur për të përgaditur një metodologji të analizës së rrezikut të korrupsionit dhe për të vendosur masa parandaluese dhe mekanizma për të luftuar çdo lloj korrupsioni brenda PSH, si dhe e mbledhjes së mbajtur në mes të nëntorit për konsolidimin e informacioneve të grumbulluara.

Gjatë fjalës hyrëse, Z. Giovanni Pasqua, Eksperti Afatgjatë i PAMECA V për Burimet Njerëzore, dhe Z. Paulo Costa, Drejtues i Programit të Policisë në DCAF, theksuan rëndësinë e këtij procesi, ndërveprimin e të gjithë anëtarëve të Grupit të Punës, dhe shprehën angazhimin e PAMECA V dhe DCAF për të vazhduar ndihmën ndaj Policisë së Shtetit në përgatitjen e një analize të rrezikut dhe Planin e Integritetit të Policisë që mund të shërbejë si një model për të gjitha institucionet shqiptare.

Gjatë këtyre dy ditëve të laboratorëve dhe diskutimeve, anëtarët e Grupit të Punës, nën drejtimin e ekspertit të PAMECA, Z. Giuseppe Abbatino, dhe Z. Paulo Costa nga DCAF, azhurnuan dhe zhvilluan më tej hartën e rrezikut të korrupsionit, që do të jetë edhe baza e Planit të ardhshëm të Integritetit për Policinë e Shtetit.

/ @sq