Trajnim mbi “Teknikat operative të oficerëve të policisë për kontrollin e lokaleve dhe personave”

BDM1

Trajnim mbi “Teknikat operative të oficerëve të policisë për kontrollin e lokaleve dhe personave”

Sot, më 13 dhjetor 2019, PAMECA V mbajti një trajnim mbi “Teknikat operative të oficerëve të policisë për kontrollin e lokaleve dhe personave, duke paraqitur nocione teorike juridike dhe ushtrime simuluese praktike. Në këtë aktivitet trajnues, morën pjesë 75 studentë të vitit të tretë të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, Akademia e Sigurisë.

Programi i trajnimit u përcolli informacione në lidhje me praktikat më të mira të BE-së në lidhje me procedurat e kryerjes së kontrollit efektiv të lokaleve dhe personave, të drejtat për mbrojtje të subjekteve që i nënshtrohen kontrollit, marrjen e provave siç duhet, pa i dëmtuar ato, rëndësia e punës në grup, elementë t e një procesverbali fikas, etj. Aktiviteti trajnues u prezantua nga Dekani i Fakultetit, Z. Ilirjan Mandro dhe u mbajt nga eksperti afatgjatë i krimit të organizuar ne PAMECA V, Z. Maurizio Mirarchi.

Një video autentike didaktike me ushtrime të simuluara mbi temën, të realizuar nga ish-studentë të AS dhe nën drejtimin e PAMECA V, u shfaq në mënyrë që pjesëmarrësit të mund të analizonin në mënyrë konstruktive veprimtarine dhe performancën e kolegëve të tyre, bazuar në njohuritë teorike të dhëna atyre gjatë seances së parë të trajnimit. Kjo krijoi një atmosferë ndërvepruese midis studentëve.

me shume foto …

 

 

 

 

 

/ @sq