Trajnim mbi Hetimin e Ndjekjen Penale të Terrorizmit

ccz1

Trajnim mbi Hetimin e Ndjekjen Penale të Terrorizmit

Më 28 Janar 2020, PAMECA V organizoi një trajnim mbi hetimin dhe ndjekjen penale të terrorizmit. Tetëmbëdhjetë prokurorë nga zyrat e prokurorisë së rretheve dhe policia gjyqësore, u angazhuan në një diskutim interaktiv teknik për interpretimin dhe qëllimin e dispozitave mbi veprat penale të terrorizimit të Kodit Penal dhe dispozitat e Kodit të Procedurës Penale në lidhje me juridiksionin e ndjekjes penale të akteve të terrorizmit nga prokuroritë e rretheve ose Zyra e Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të pranishmit u prezantuan me praktikat më të mira në ndjekjen penale të luftëtarëve të huaj në Shtetet e Bashkuara, si dhe praktikat më të mira italiane në shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin midis agjencive drejt hetimit të suksesshëm dhe ndjekjes penale të terrorizmit.

me shume foto …..

 

 

/ @sq