Seminar mbi ‘Analizen e Riskut dhe Planit të Integritetit për praktikat e prirura ndaj korupsionit në PSH’

Risk Analysis 1

Seminar mbi ‘Analizen e Riskut dhe Planit të Integritetit për praktikat e prirura ndaj korupsionit në PSH’

Më 29 janar 2020, PAMECA V dhe DCAF (Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë) organizuan një seminar trajnimi mbi “Analizën e riskut dhe Planin e Integritetit të praktikave të prirura ndaj korrupsionit në Policinë e Shtetit”, me qëllim ofrimit të mëtejmë të asistencës për Grupin e Punës, të përbërë nga anëtarë të Policisë së Shtetit (PSH), Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, për të përfunduar një hartë të rreziqeve të korrupsionit brenda PSH dhe për të zhvilluar një plani të integritetit.

Ky aktivitet ishte vazhdimësi e trajnimit të parë i mbajtur në tetor 2019, kur edhe u krijua Grupi i Punës të lartë-përmendur për të përgaditur një metodologji të analizës së rrezikut të korrupsionit dhe për të vendosur masa parandaluese dhe mekanizma për të luftuar çdo lloj korrupsioni brenda PSH, si dhe e mbledhjes së mbajtur në dhjetor 2019,për të përgatitur një hartë të rreziqeve të korrupsionit brenda PSH, duke iu referuar informacioneve të konsoluduara, si një hap fillestar për zhvillimin e një plani të integritetit.

Gjatë fjalës hyrëse, Z. Giovanni Pasqua, Eksperti Afatgjatë i PAMECA V për Burimet Njerëzore, dhe Z. Paulo Costa, Drejtues i Programit të Policisë në DCAF, theksuan rëndësinë e këtij procesi, dhe përshëndetën ndërveprimin intenziv të të gjithë anëtarëve të Grupit të Punës. Ata poashtu përsëritën angazhimin e PAMECA V dhe DCAF për të vazhduar ndihmën ndaj Policisë së Shtetit në përgatitjen e një analize të rrezikut dhe një plan integriteti që mund të shërbejë si një model për të gjitha institucionet shqiptare.

Gjatë trajnimit, anëtarët e Grupit të Punës, nën drejtimin e ekspertit të PAMECA, Z. Giuseppe Abbatino, dhe Z. Paulo Costa nga DCAF, u shpjegua më tej hartimi i rreziqeve të korrupsionit dhe u diskutua më hollësisht përmbajtja e planit të ardhshëm të integritetit për PSH së bashku me masat për zbatim të tij të menjëhershëm.

me shume foto …..

 

 

/ @sq