Trajnim mbi prezantimin e ADN-së ne gjykatë

DNA

Trajnim mbi prezantimin e ADN-së ne gjykatë

PAMECA V organizoi dhe zhvilloi një kurs trajnimi për prezantimin e ekspertizës së ADN-së në gjykatë për ekspertë të Sektorit Biologjik dhe ADN-së të Institutit të Policisë Shkencore”, më 27 – 31 Janar 2020.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të përgatiste specialistët e ADN-së se si t’i paraqesin raportet e tyre analitike në Gjykatë. Trajnimi u përqendrua në mënyrën e përgatitjes së një raporti, mënyrën e paraqitjes së statistikave për profilet e thjeshta dhe të përziera, probabilitetin e përputhjes dhe shpjegimin e koncepteve, krahasimin dhe identifikimin e profileve që lidhen me çështjet penale, çështjet e kontaminimit, menaxhimin e hipotezave që vijnë nga avokatët mbrojtës, etj.

Ky trajnim ndihmoi ekspertët e ADN-së që të përmirësojnë më tej performancën e tyre dhe të zhvillojnë aftësitë dhe kapacitetet e tyre profesionale, në lidhje me prezantimin e analizave të ADN-së në gjykatë dhe me dokumentacionin e kërkuar për të arritur pajtueshmërinë me standardin ISO 17025.

Trajnimi u zhvillua nga Shefja e Departamentit të Biologjisë Ligjore të Xhandarmërisë Franceze, me një përvojë pune prej 18 vitesh në Laboratorin e Kriminalistikës së Xhandarmërisë Franceze.

PAMECA V do të vazhdojë të mbështesë Institutin e Policisë Shkencore dhe në veçanti Sektorin Biologjik dhe ADN-së të këtij Instituti në të ardhmen në forcimin e kapaciteteve dhe aftësive të specialistëve të ADN-së, lidhur me prezantimin e analizave të ADN-së në gjykatë, shmangien e gabimeve logjike dhe formulimin e propozimeve.

/ @sq