PAMECA V organizoi Mbledhjen e Gjashtë të Palëve të Interesuara

SCM 3

PAMECA V organizoi Mbledhjen e Gjashtë të Palëve të Interesuara

Më 26 shkurt 2020, PAMECA V mbajti Takimin e gjashtë të Komitetit të Palëve të interesit, me pjesëmarrjen e përfituesve të PAMECA V; Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit Shqiptar, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK.

Në takim morën pjesë Ambasadori Francez në Shqipëri SH.S.Znj. Christina Vasak, Ambasadori Austriak në Shqipëri Sh.T.Z. Christian Steiner, përfaqësues nga Ambasada Italiane, Delegacioni i BE në Shqipëri, përfaqësues të anëtarëve të konsorciumit, institucione përkatëse si Shkolla e Magjistraturës, etj. Qendra Ndërinstitucionale Operative Detare, Njësia e Hetimit Financiar, etj, dhe Projektet e tjera Ndërkombëtare të Sundimit të Ligjit në Shqipëri.

Ky takim i rëndësishëm u bashkë-kryesua nga Zëvendës Ministrja e Brendshme Znj Rovena Voda dhe Drejtuesi i Projektit të PAMECA V Z. Carlo D`Achille. Folësit në këtë takim Z. Neritan Nallbati, Drejtori i Standardeve Profesionale në PSH, Z. Kujtim Luli, Shefi i Sektorit të Koordinimit dhe Studimeve Institucionale në PP, Z. Altin Dumani, Prokuror në SPAK, Z. Mario Mariani, Shef i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqiperi dhe Z. Paolo Cestra , Menaxher i Projektit PAMECA V adresuan fjalën e tyre lidhur me bashkëpunimin e mirë me Projektin PAMECA V.

Gjatë takimit, të moderuar nga Z. D`Achille, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me progresin e aktiviteteve për semestrin e pestë të periudhës raportuese gusht 2019 – janar 2020 dhe aktivitetet kryesore të Planit të Punës, ku PAMECA V do të angazhohet në periudhën e gjashtë të raportimit, përkatësisht shkurt – korrik 2020.

Progresi i aktiviteteve të zbatuara nga PAMECA V në pesë fushat e ndërhyrjes, u vlerësua nga anëtarët e Komitetit Drejtues. Zëvendësministrja Voda, Z. Luli, dhe Z. Nallbati vlerësuan shumë aktivitetet e kryera, përgjigjen ad hoc të Projektit, ndikimin dhe rezultatin në punën e përditshme të të trajnuarve dhe strukturave të përfshira, sa i përket aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve, mbështetjes ligjore, trajnime operative, etj., duke u përqendruar jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe të tjera të vendit. Për më tepër, Anëtarët e Komitetit Drejtues i vlerësuan shumë të dobishëm dhe afër nevojave të tyre, apo objektivave strategjikë dhe institucional, aktivitetet e përcaktuara në Planin e Gjashtë të Punës.

PAMECA V do të vazhdojë të mbështesë MB, PSH, PP, SPAK dhe BKH e pritshme, duke qenë afër nevojave të tyre, objektivave dhe përparësive institucionale.

Në përfundim të këtij takimi, anëtarët e Komitetit Drejtues miratuan Raportin e Pestë të Progresit dhe Planin e Gjashtë të Punës.

 

me shume foto …..

 

/ @sq