Trajnim mbi “Etika ne polici dhe fenomeni i korrupsionit”

mt2

Trajnim mbi “Etika ne polici dhe fenomeni i korrupsionit”

PAMECA V zhvilloi raundin e parë të trajnimit me temë “Etika ne Polici dhe Fenomeni i Korrupsionit”, më 28 shkurt 2020, në të cilën morën pjesë 23 kadetë të Kolegjit Profesional të Lartë të Policisë. Programi i trajnimit u përqëndrua mbi: parimet e sjelljes etike të policisë, rreziku i fenomenit të korrupsionit në strukturat e policisë, masat dhe agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin si dhe disa raste konkrete të ndjekura penalisht në Itali. Gjithashtu, normat juridike shqiptare në lidhje me etikën e policisë u prezantuan shkurtimisht. Në fund të trajnimit, të pranishmit plotesuan një pyetësor mbi masat që ata gjykojnë të domosdoshme per tu marre me qellim frenimin e korrupsionin në strukturat e policisë shqiptare.

Ky aktivitet formues do të zhvillohet edhe per katër grupe të tjera të Kolegjit Profesional të Lartë të Policisë, në javët në vijim.

me shume foto …

 

 

/ @sq