Konferenca mbi Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi

Pic 3

Konferenca mbi Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi

Me 3 Mars 2020, PAMECA V dha mbështetjen e saj Institucionit të Prokurorisë Së Përgjithshme, duke bashkë-organizuar Konferencën e Nivelit të Lartë, që pati në fokus Sfidat e këtij institucioni gjatë zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Kjo konferencë mblodhi së bashku Institucionet shqiptare të Sistemit të Drejtësisë, përfaqësues të shërbimeve diplomatike dhe komunitetit ndërkombëtar në vend duke u përqëndruar në Shtetin e se Drejtes.

Gjatë fjalës së tij, Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Z. Olsian ÇELA, theksoi disa nga çështjet dhe 5 prioritetet kryesore institucionale që kanë nevojë për përmirësim në lidhje me funksionimin e GPO.

Ambasadori i nderuar i BE-së SH.T.Z. Soreca, Ambasadore e SHBA SH.S.Zj. Kim dhe Ambasadori i OSBE-së SH.T.Z. Borchardt, përgëzuan këtë iniciativë dhe siguruan Prokurorin e Përgjithshëm, Z. Çela për mbështetje ne kete fushe. Z. Soreca deklaroi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi përmes PAMECA V, EURALIUS V dhe asistencës teknike të ardhshme në fushën e Hetimeve Financiare. Për më tepër, BE ka alokuar 34 milion € për të mbështetur efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e Reformës në Drejtësi. Për më tepër, Znj Kim, Ambasadore e Sh.B.A dhe Z. Borchardt shprehen gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen e sistemit të Drejtësisë dhe GPO përmes fushave të tyre përkatëse të asistencës siç janë, misioni OPDAT i SHBA në Shqipëri dhe bashkëpunimi i OSBE-së me Fakultetin e Drejtësisë për të prezantuar një program master në Drejtësinë Penale.

Të tre ambasadorët uruan pjesëmarrësit për rezultatet e arritura nga zbatimi i Reformës në Drejtësi, theksuan se koordinimi, komunikimi i duhur dhe mos izolimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë do të përmirësonin punën e tyre drejt qëllimit të përbashkët të zhvillimit të mëtejshëm të drejtësisë penale. Për më tepër, komuniteti ndërkombëtare bëri thirrje për një drejtësi më të mirë, përparim drejt integrimit në BE, për të rritur besimin e qytetarëve për rezultate të qëndrueshme, pikërisht per një nga reformat më të rëndësishme të vendit, Reforma në Drejtësi.

Ministrja e Drejtësisë Znj. Gjonaj, Kryetari i KLP Z.Ibrahimi dhe Drejtuesi i SPAK, Z. Kraja vlerësuan ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi, duke theksuar faktin se zbatimi i Shtetit të së Drejtës, dhe rritja e efektiviteti i hetimeve janë detyrat kryesore të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorive të Rretheve në vend.

Folësit e këtij eventi falënderuan Projektin PAMECA V për bashkë organizimin e kësaj konference, për bërjen e mundur të prezantimit të sfidave, nevojave e objektivave kryesore të PP lidhur me funksionimin sa më të mirë të saj dhe rritjen e kapaciteteve.

Kjo Konferencë u vijua më pas nga një tryezë më e ngushtë teknike për të diskutuar edhe me gjerë prioritetet institucionale e nevojat aktuale për mbështetje nga PAMECA V dhe komunitetit ndërkombëtar. Z. Carmine Pirozzoli, Ekspert për Krimin e Organizuar i PAMECA V siguroi mbështetje dhe bashkëpunim sa më të ngushtë për mundësimin e nevojave institucionale të PP-së, si ato lidhur me Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Rritjen e efektshmerise se Hetimeve, Statistikave dhe Monitorimit.

Ky event u ndoq nga media e shtypur dhe e shkruar.

me shume foto …..

Speech of EU Ambassador Luigi Soreca at the conference

Fjala e Prokurorit të Përgjithshëm Z.Olsian Çela ne konference

/ @sq